Plagosje me armë zjarri në Prishtinë, ja kush është personi

Aktuale

Plagosje me armë zjarri në Prishtinë, ja kush është personi

Nga: D.Bunjaku Më: 20 janar 2017 Në ora: 09:44
Foto nga vendi ngjarjes

(E plotësuar) - Policia e Kosovës edhe nëpërmjet një komunikate për media jep detajet e plagosjes së një personi që ka ndodhur sot herët në mëngjes në njërin nga lokalet e Prishtinës.

Nga të shtënat me armë zjarri që kanë ndodhur në orën 4 e 20 të ditës së sotme në rrugën “Fehmi Agani” është plagosur M.Sh(56 vjeçar) i cili është dërguar në QKU.

“Pak minuta pas marres së informatës policia në magjistralen Prishtinë - Mitrovicë, ka arritur të ndalojë  automjetin Golf V, me të cilin, njëri nga personat e dyshuar ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ku dhe kanë arrestuar të dyshuarin”, thuhet në komunikatë.

Sipas Policisë i arrestuari është Z.B, 22 vjeç, i cili me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Hetuesit rajonal lidhur me rastin në fjalë, kanë  konfiskuar : automjetin Golf V, ngjyrë hiri me targa të Republikës së Kosovës  për ekzaminim,  një revole me gaz si dhe 12 gëzhoja (të AK47), të cilat janë gjetur në automjet.

Aktualisht po vazhdon ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ndërkohë që hetuesit policor janë në kërkim të katër personave të tjerë të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë.

M.Sh. janë inicialet e personit që u qëllua mëngjesin e sotëm në lokalin “MaroonPub”, në afërsi të qendrës së kryeqytetit, rruga “Fehmi Agani”.

Personi i plagosur mëngjesin e sotëm, është jashtë rrezikut për jetë. I plagosuri ka marrë një plumb në këmbë, dhe i njëjti është dërguar për trajtim në Klinikën e Ortopedisë.

Mëngjesin e sotëm, në ora 04:20, Policia e Kosovës ka marrë një informatë për përleshje me armë në një lokacion në qendër të Prishtinës. 

Ekipet nga tereni njoftojnë se ekipet e Policisë dhe forenzika janë duke kryer ekzaminimet në lokalin “MaroonPub”, rruga Fehmi Agani, në Prishtinë.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës, tha se deri tash Policia ka arrestuar një person të dyshuar për gjuajtje me armë. Ndërkohë që personi i plagosur është dërguar në QKUK.

“Për momentin janë duke u bërë ekzaminimet dhe detajet rreth rastit do t’ju raportojmë më vonë”, tha Ahmeti.

Image

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm rreth orës 04:20 në rrugën "Fehmi Agani" policia ka pranuar një informatë për gjuajtje me armë zjarri. Zyrtarja për informim në PK Flora Ahmeti, ka deklaruar se Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në një person të plagosur.

"Rasti është hapur si vrasje në tentativë. Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person dhe është në kërkim të tre të tjerëve të cilët janë identifikuar nga ana e policisë", ka thënë Ahmeti për "Bota sot".

Sipas burimeve të " Botës Sot" mësohet se personi i plagosur ka punuar si mirëmbajtjes në lokalin "Maroon" që gjendet në këtë rrugë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat