Vetëvendosje shpalos një pano me fotografi të zyrtarëve të lartë

Aktuale

Vetëvendosje shpalos një pano me fotografi të zyrtarëve të lartë

Më: 19 janar 2017 Në ora: 19:41
Deputetet e Vetëvendosjes gjatë shpalosjes së panos me fotografi të zyrtarëve të lartë

Në debatin që është duke u zhvilluar në Kuvendin e Kosovës, për arrestimin e aktivistëve të Vetëvendosjes, deri sa mbante fjalën Albulena Haxhiu, dy deputetë të LVV-së, mbajtën një pano para deputeteve me fotografi të zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës.

Në pano përfshiheshin ministri i MPB-së, Skender Hysnei, drejtori i policisë Shpend Maxhuni, drejtori i RTK-së, Mentor Shala, Ridvan Berisha, ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha, ish prokurori Syle Hoxha, e të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat