Tensionet Kosovë-Serbi: Ndërhyn kancelarja Angela Merkel

Aktuale

Tensionet Kosovë-Serbi: Ndërhyn kancelarja Angela Merkel

Më: 19 janar 2017 Në ora: 17:32
Angela Merkel

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se sot pas një bisede telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel, janë pajtuar që javën e ardhme të mbajnë takim me palën kosovare, me ndërmjetësimin e Brukselit

Kryeministri serb i cili po qëndron në Davos të Zvicrës ka thënë se me Angela Merkel janë marrë vesh që javën e ardhme të mbajnë takim me palën kosovare, por me ndërmjetësimin e Brukselit.

“Për ne, kjo nuk është problem. Jemi pajtuar që të përpiqemi të ndalojmë çdo lloj tensioni, edhe pse mund të jetë e vështirë”, u ka thënë Vuçiq gazetarëve në Davos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat