Bahtiri flet për Deutschlandfunk: Kolegu im e ka më të vështirë punën, duhet të luftojë strukturat paralele

Aktuale

Bahtiri flet për Deutschlandfunk: Kolegu im e ka më të vështirë punën, duhet të luftojë strukturat paralele

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 19 janar 2017 Në ora: 12:48
Pamje nga Mitrovica

Qenan Beqiri është duke ecur përmes urës së mbuluar nga bora, nga jugu në veri të Mitrovicës.

“Unë vij shpesh këtu,” mendon shqiptari i Kosovës, “vjeri dhe vjera banojnë në veriun e serbëve.”

Beqiri punon për organizatën jo-qeveritare CBM për bashkëjetesë në Mitrovicë. Për dy-tre minuta ai është në anën tjetër të serbëve, shkruan "Deutschlandfunk".

“Ky është muri i njohur”

Rreth 20 metra i gjatë dhe 1.3 metra i lartë është një ndërtim politik, që sipas liderëve lokalë të veriut duhet ta mbrojë nga sulmi i mundshëm nga jugu. Së fundi ka ardhur vendimi edhe nga Parlamenti për prishjen e saj.

“Normalisht këtu është qetë, por mund të ndodh që brenda gjysmë ore të eskalojë. Nëse ndokush përfiton nga përshkallëzimi i luftës, kjo tregon se kush e përgatitë atë.”

Thellimi i hendekut

Qenan Beqiri shkon një hap më tej. Shumë e përshëndesin atë, dhe ai ua kthen përsëri. Ndryshe nga ai shumë banorë të veriut nuk kanë kontakte me jugorët dhe hendeku mes tyre thellohet, përcjell botasot.info. Mbi të gjithë ky hendek vërehet te të rinjtë, siç analizon një studim.

Gjithashtu këta dy të rinj nuk njohin asnjërin në jug të vendit.

“Më vonë ne duam të punojmë në ndonjë bankë ose ngjashëm, jetesa këtu nuk është shumë e mirë. Dua të emigroj në ndonjë vend tjetër ku është më e zhvilluar. Në Sacramento mbase. Me të rinjtë e anës tjetër nuk kemi kontakte, pse nuk e dimë as ne. Thjesht nuk kemi.”

Image

Veriu i Mitrovicës ka papunësi të lartë, posta është një grumbull rrënojash, ndërsa krimi i organizuar lulëzon. Edhe automjetet udhëtojnë pa targa.

Këto probleme i kanë ata edhe disa qindra metra në jug të qytetit. Atje e ka zyrën Agim Bahtiri. Prej tre vitesh është kryetar i Mitrovicës. Pjesë e premtimeve të tij janë zhvillimi ekonomik dhe merr pjesë në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy vendeve. Tema e tij në Bruskel: Ura mbi Ibrin. Barrikadat janë larguar, ura është renovuar dhe gjithashtu muri ilegal në anën serbë duhet të largohet.

“Ne nuk duam murin e Berlinit. Njerëzit duhet të lëvizin lirshëm. Muri nuk i shërben paqes dhe ne punojmë maksimalisht që ura të hapet edhe për trafikun publik.”

Ai tregon edhe detyrën e vështirë të kryetarit serb të Mitrovicës.

“Për kolegun tim është më e vështirë, pasi ai duhet të luftojë me strukturat paralele që diktohen nga Serbia. Këta duhet të parandalohen, që ne të bashkëpunojmë dhe të punojmë sëbashku. Kështu mund të ndodh diçka pozitive.”

Fatkeqësisht kryetari serb nuk ka kohë për një bisedë. Prapseprap. Falë kontakteve me kryetarin e pjesës veriore ka shumë pak dhunë të motivuar etnike. Vetëm shtatë raste të raportuara në shtatë vitet e fundit.

Qenan Beqiri pas shëtitjes në urë mendon të pijë një kafe. Shoqata e tij CBM motivon politikanët lokalë të luftojnë korrupcionit dhe demokratizimin e vendit. Ai është sado pak optimist.

“Nëse e shikojmë nga aspekti ekonomik - të dyja anët bëjnë biznese me njëri-tjetrin. Nëse na lejojnë të punojmë qetë, nuk do kishte probleme.”

Në këtë mënyrë edhe ura tashmë e bllokuar do kthehej në të ardhmen një muze për turistët e huaj./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat