Çka i tha Thaçi vëllaut të Haki Imerit për vrasjen e tij?

Aktuale

Çka i tha Thaçi vëllaut të Haki Imerit për vrasjen e tij?

Më: 18 janar 2017 Në ora: 15:47
Thaçi dhe vëllau i Haki Imerit

Presidenti Hashim Thaçi, ka bërë homazhe tek varri i ish-aktivistit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Imerit, në Turiqec të Skënderajt.

Pas homazheve, Thaçi po merr pjesë edhe në një akademi përkujtimore kushtuar ish-aktivistit Imeri, që po mbahet në shkollën e këtij fshati.

Imeri ishte vrarë më 2 nëntor të vitit 1999, në rrethana të pasqaruara dhe për këtë çështja familja e tij e kishin akuzuar disa herë Thaçin, se ai ishte i informuar se kush e ka vra familjarin e tyre.

Image

Por sot vëllau i tij, Imer Imeri, ka thënë se është i bindur se Thaçi nuk di asgjë rreth vrasjes së ish-aktivistit të LDK-së.

“Jam i bindur se Hashim Thaçi nuk është në dijeni se kush e ka vrarë vëllaun tim, pasi gjatë një komunikimi më të, ai është i shprehur i gatshëm se edhe në forma kanunore të zotohet se nuk di gjë për vrasjen e Haki Imerit”.

Këto komente Imeri i ka bërë në akademinë përkujtimore që po mbahet nën patornatin e Presidentit Hashim Thaçi.

Vëllua i Haki Imerit kanë thënë se presin që këtë çështje ta zgjidh Gjykata Speciale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat