Luma: Serbia me tren e kërcënoi Evropën

Aktuale

Luma: Serbia me tren e kërcënoi Evropën

Më: 18 janar 2017 Në ora: 13:14
Gazetari Ernest Luma

Gazetari Ernest Luma ka thënë se treni serb ka qenë presion dhe shantazh i Serbisë ndaj Europës, sipas tij, që t’i shmanget “djallit” brenda Kapitullit 35, në kuadër të negociatave më Bashkimin Europian, pra Kosovës, si kusht kyç për pranimin e Serbisë në familjen europiane

“Nëse Europa këmbëngulë në nyjën e Kosovës, atëherë, sipas kësaj meseleje, Serbia veç i ka ndezë ‘migavacat’ (sinjalet) kah Moska, respektivisht, do të hipë në "trenin rus", gjeopolitikisht”, ka thënë Luma.

Luma thotë se Ukraina me njëqindmijë të pazgjidhura, e mori liberalizimin e vizave në BE, për shkakun se aty fryjnë erëra të forta siberike, që do të mund ta drejtonin kah Rusia.

“Pra, problemi ka të bëjë diçka si me Ukrainën, por jo alla-Krimea”, ka thënë gazetari Luma, duke shtuar se “kjo mund të jetë krejt metaforë politike e trenit rus: kërcënim ndaj Evropës, më shumë sesa ndaj Kosovës”. 

Shkrimi i plotë:

"Žmigavaci" serb - ose në BE (pa 35-shin), ose në "trenin rus"

Brenda krejt kësaj aventure politike, thellë në brendinë e tij, treni, mendoj, më shumë ka qenë presion dhe shantazh i Serbisë ndaj Evropës, për t'i eskivuar "djallit" brenda Kapitullit 35, në kuadër të negociatave me BE-në, pra Kosovës, si kusht kyç për pranim e Serbisë në familjen evropiane.

Nëse Evropa kembengulë në nyjen e Kosovës, atëherë, sipas kësaj meseleje, Serbia veç i ka ndezë "?migavacat" (sinjalet) kah Moska, respektivisht, do të hypë në "trenin rus", gjeopolitikisht.

Ukraina, me njëqindmijë të pazgjidhura, e mori liberalizimin e vizave në BE, veç për shkakun se aty fryenin erëra të forta siberike, që do të mund ta drejtonin kah Rusia.

Pra, problemi ka të bëjë diçka si me Ukrainën, por jo alla-Krimea.

Pak më ndryshe, mendoj unë.

Kjo mund të jetë krejt metafora politike e trenit rus: kërcënim ndaj Evropës, më shumë sesa ndaj Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat