Flet avokati: Haradinajt mund t’i zgjatët qëndrimi në Francë më shumë se sa është menduar

Aktuale

Flet avokati: Haradinajt mund t’i zgjatët qëndrimi në Francë më shumë se sa është menduar

Më: 18 janar 2017 Në ora: 12:22
Arianit Koci

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj mund t’i pamundësohet kthimi në Kosovë deri më 13 shkurt. Avokati i tij, Arianit Koci ka thënë se afati maksimal i kërkesës për ekstradim me dokumente përcjellëse nga ana e Serbisë është 40 ditë prej momentit të arrestimit të Haradinajt.

Haradinaj është ndalur nga autoritetet franceze më 4 janar dhe sipas një llogaritje të thjeshte i bie qe lideri i AAK-së mund të qëndrojë në Francë deri më 13 shkurt.

Koci thotë se Serbia qëllimshëm po e zvarrit kërkesën për ekstradim me qëllim qe sa mbajë sa më gjatë në Francë.

“Serbia e din qe nuk ka rast penal kunder Haradinajt, prandaj tenton ta zvarris procedurën ekstraduese, me çdo kusht, transmeton indeksonline. Sidoqoftë, afati maksimal për dërgimin e kërkesës për ekstradim me dokumente përcjellëse, nga ana e Serbisë është 40 dite, prej momentit te arrestimit te z. Haradinaj”, ka thënë Koci.

Serbia në raporte dhe marrëveshje ndërkombëtare, sipas avokatit po vepron me keqbesim, duke tentuar qe Haradinajn ta dëmtoj dhe ta demonizoj.

“Ne fakt, me sulm ndaj Ramushit, po sulmohet krejt Kosova, për shkak se i njëjti simbolizon lirinë e Kosovës”, ka shtuar Koci.

I pyetur, nëse në seancën e ardhshme gjyqësore do të ipet verdikti përfundimtar, Koci nuk ka një përgjigje të prerë për këtë çështje.

“Kjo varet prej dinamikes se gjykatës, por unë mendoj qe gjasat janë reale qe kjo çështje të përfundoj seancën e radhës”, ka theksuar ai

Ish komandanti i UÇK-së për rajonin e Dukagjinit u ndal para dy javë në aeroportin e Bazelit nga ana e autoriteteve franceze mbi bazën e një fletë arresti serb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat