Vucic: I kam thënë Bidenit se nuk jam i lumtur me deklaratën e Ambasadës Amerikane në Kosovë

Aktuale

Vucic: I kam thënë Bidenit se nuk jam i lumtur me deklaratën e Ambasadës Amerikane në Kosovë

Më: 17 janar 2017 Në ora: 22:54
Kryeministri serb, Aleksandar Vucic

Kryeministri serb, Aleksandar Vucic, e ka takuar në Davos, Zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden.

Ai ka thënë se atij ia ka shprehur pakënaqësinë për reagimin e sotëm të Ambasadës së SHBA,e cila i dha të drejtë Kosovës për çështjen e trenit.

Vucic ka theksuar se ka raporte të hapura me Biden të cilit ia ka shprehur shqetësimin me deklaratën e SHBA'së e cila i dha mbështetje Kosovës.

"Nuk jam i lumtur me atë deklaratë",  ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat