Jovanoviq: Deklaratat luftënxitëse po e kërcënojnë stabilitetin

Aktuale

Jovanoviq: Deklaratat luftënxitëse po e kërcënojnë stabilitetin

Më: 17 janar 2017 Në ora: 14:16
Çedomir Jovanoviq

Kryetari i Partisë Liberal-Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviq tha sot se deklaratat luftënxitëse nga autoritetet në Serbi po kërcënojnë seriozisht stabilitetin e vendit dhe po shpërndahen në rajon tashmë mjaft të paqëndrueshëm.

“Presidenti Tomislav Nikoliq, fushatën e tij e nisi si një komandant ushtarak i cili nga kabineti i tij po përhap  urrejtje dhe po rrezikon qytetarët, të cilët kanë paguar tashmë një çmim të tmerrshëm për qeveritë e papërgjegjshme  që e duan luftën dhe konfliktin”, ka thënë Jovanoviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat