Veseli pret në takim William Walkerin

Aktuale

Veseli pret në takim William Walkerin

Më: 16 janar 2017 Në ora: 11:14
Kadri Veseli dhe William Walker

Kryeparlamentari Kadri Veseli, priti sot në takim ish ambasadorin William Walker, i cili luajti rol vendimtar në prezantimin para botës të krimeve të kryera në Kosovë gjatë luftës nga regjimi i Milosheviqit.

Gjatë takimit Veseli dhe Walker diskutuan për zhvillimet aktuale në Kosovë, për problemet dhe sfidat nëpër të cilat është duke kaluar shteti dhe shoqëria kosovare.

Një ditë më herët gjatë akademisë përkujtimore që u mbajt në përvjetorin e masakrës së Reçakut Veseli tha se ” Në Reçak e vërteta e Kosovës triumfoj mbi mashtrimin njëshekullor të Serbisë, mbi propagandën dhe luftën e saj speciale kundër shqiptarëve.

“Shumë janë ata që kanë merita për këtë moment historik, por më meritori prej tyre është miku i madh i vendit tonë, z. William Walker. Ambasadori Walker  është hero i gjallë i të vërtetës për Reçakun dhe Kosovën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat