AAK: Serbia e trimëruar- i kthehet metodave të saj agresive

Aktuale

AAK: Serbia e trimëruar- i kthehet metodave të saj agresive

Nga: B.S Më: 15 janar 2017 Në ora: 17:35
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Anton Berisha

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Anton Berisha, thotë se Serbia përmes murit, arrestimit të Haradinajt dhe tani përmes murit është duke krijuar parapozicion në bisedimet e Brukseli dhe është duke e parë dobësinë e qeverisë së Ksovës, prandaj është duke reaguar kështu.

Ai shton se duhet të bëhen korrigjimet e duhura në raport me Serbinë dhe të mos mendohet se Serbia mund të ndryshoj mendim e çasje.

Postimi i plotë:

SERBIA E TRIMËRUAR - I KTHEHET METODAVE TË SAJ AGRESIVE

Kryeministri serb Vucic, gjatë gjithë kohës, rastin e trenit, është duke e trajtuar si një veprim ditor i lëvizjes së njërëzve brenda territorit të Serbisë. Ai, nuk e ka në rend të ditës se treni duhej të lëvizte në shtetin e Kosovës, por vë në dukje se “Albanci” (shqiptarët) janë duke krijuar probleme. Ai nuk po fletë për institucione shtetërore të Kosovës por për “trupa” të shqiptarëve të cilët janë duke nxitur luftë.

Fakti, që për këto probleme që janë duke i shkaktuar shqiptarët, ka lajmëruar e biseduar me përfaqësuesen e unionit për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini dhe që do të bisedoj me shtetas tjerë, mund të na orientoj në qëllimin e Serbisë.

Serbia me murin, Haradinaj dhe tani trenin, është duke krijuar parapozicion në bisedimet e Brukselit. Duke e parë dobësinë e qeverisë së Kosovës, e cila reagoi dobët në dy rastet e para, ata po tentojnë të forcojnë pozicionin e fakteve të kryera, që bisedimet e Brukselit të mos kenë as përafërsisht natyrën e bisëdimeve të Serbisë më Kosovën, por të bisedimeve ndërmjet shtetit të Serbise dhe problemet që janë duke shkaktuar “Albanci” – shqiptarët, si shkelës të vazhdueshëm të principeve dhe normave europiane.

Defansiva evidente e qeverisë së Kosovës në bisedimet e Kosovës, ka forcuar aq shumë Serbinë dhe ka dobësuar aq shumë Kosovën, saqë arrogance e sjelljeve të Serbisë, siç ishte rasti me trenin, sikur na kujton periudhën e para ‘99-es.

Nuk ka dyshim, se kontribut për këtë gjendje ka edhe vet zyra e përfaqësues së lartë, z. Mogherini, e cila me çasjen neutrale ndaj statusit të Kosovës e me heshtjen e gjykimit të veprimeve aggressive serbe, sikur ka tentuar që me çdo kusht t’i paraqes të suksesshme bisedimet, pavarësisht se Kosova është një humbëse e vazhdueshme në to.

Mungesa e rezultateve të politikës së jashtme të unionit në në të gjitha krizat botërore kohëve të fundit, dhe margjinalizimi i politikës europiane, si dhe problemet brenda unionit, sikur kanë krijuar klimën, që edhe tani, ashtu sikur ka ndodhur disa herë në historinë tonë, të kompensohet në kurriz të shqiptarëve nuk është korrekte. Dhe, jo vetëm kaq, ajo do të jetë e papranueshme dhe është koha e fundit që ne të koordinohemi.

Mësimi që duhet marrë, është se politikanët shqiptarë nga Shqipëria, duhet të heqin dorë prej dëshirës apo besimit të tyre naiv se Serbia ndryshon mendim e çasje, dhe tash e tutje duhet të jenë më pak entusiastë e më shumë të kujdësshëm në raport me Serbinë.

Sa i përket qeverisë së Kosovës, ajo duhet të kuptoj se nuk ka kapacitetin e përballjes me Serbisë në formatin ekzistues, prandaj duhet që mënjeherë të bëj korigjimet e duhura; e që hap i parë i saj do të duhej një legjitimim i ri përmes procesit demokratik të zgjedhjeve të reja dhe një mandate të i ri qeverisës, të marrë përsipër udhëheqjen e vendit e rrjedhimisht edhe riformatimit të raporteve me Serbinë dhe vendet fqinje të rajonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat