Serbia duhet të përgjigjet për gjenocidin në Kosovë

Aktuale

Serbia duhet të përgjigjet për gjenocidin në Kosovë

Më: 15 janar 2017 Në ora: 14:24
Homazhet në Reçak

Banorët e fshatit Reçak edhe tetëmbëdhjetë pas, ende kanë para syve tmerrin që bën forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe. Ata edhe sot flasin për mëngjesin e 15 janarit, ku ndodhi masakrua që shokoi tërë njerizimin.

Tmerret e shkaktuara 18 vite më parë, ku u vranë 45 shqiptarë në mesin e të cilëve edhe një grua, zgjuan vëmendjen e gjithë botës. Kurse, sot, 18 vite pas, në Kompleksin Memorial ishin kryeministri Isa Mustafa, ish-ambasadori, William Walker, Fatmir Limaj dhe disa nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët vendosën kurora lulesh. Për homazhe prezent ishin edhe familjarët e të vrarëve 18 vite më parë, ta cilët shprehnin dhimbjet për më të dashurit e tyre.

Njëri nga banorët e Reçakut tha se e mban mend shumë mirë atë ditë dhe se e kujton gjithmonë me dhimbje.

E kujtojmë me shumë me shumë dhembje atë ditë

‘’Ne e kujtojmë me dhimbje këtë ditë të sotit edhe me merzija shumë se ne kemi qenë edhe këtu ditën e masakrës me gjithë familjen, nuk kemi ikë askund. Kjo nuk na hiqet prej menje kurrë as fëmijëve tonë’’, thotë ai.

Habib Bajrami të cilit i’u kishte vrarë vëllau, kujton mëngjesin e 15 janarit.

Image

Bajrami: Më vranë vëllaun

‘’Kemi hjek boll edhe i kanë zanë shumë keq, vëllau im është mbyt i pari por s’kemi se çka me bo. Kanë hyrë natën, para mëngjesit, ka qenë natë e madhe, Ramazan edhe i kanë mbledh në një shtëpi, 60 persona, kanë qenë gra dhe fëmijë, pastaj, burrat i kanë rrahë dhe i kanë dërgu me një kodër dhe i kanë vrarë’’, rrëfen Habib Bajrami.

I emocionuar dhe i prekur nga kjo ngjarje është edhe Nazmi Tershana, i cili tha se nëse nuk kishin qenë këta që dhanë jetën, ne të tjerët nuk do ta gëzonim lirinë.

Tershana: Po të mos ishin këta, ne nuk do të ishim në këtë tokë

‘’Për këta të vdekur që na kanë shpëtuar edhe neve, nëse nuk ishin kanë këta, këtyre iu qoftë dhehu i lehtë, nëse nuk kishin me qenë këta, ne sot nuk ishim në këtë tokë tonën. Se unë vet jam që kam kontribuar, jo ndoshta me pushkë në krah sepse jam jashtë vendit afro 45 vjet ... s’po kam fjalë më shumë çka me fol, sepse duhet kohë e gjatë me fol për ta... pa këta s’kemi pas liri, siç po na kapin nëpër këmbë prapë, po mendojnë me hy në tokën tonë ‘’, tha ai.

Për të bërë homazhe në këtë Kompleks Memorial ishte edhe Ëilliam Ëalker. Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, ka deklaruar se 15 janarin e vitit 1999, e kujton me emocione. Ai tha se çdo 15 janar duhet të mblidhemi dhe ta kujtojmë ngjarjen se çka ka ndodhur.

Walker: Mos ta harrojmë 15 janarin

‘’15 janari i vitit 1999 ma kujton janarin e çdo viti, kur ky fshat ka pasur një krejt tjetër atmosferë...Pra, fillimi i këtyre përvjetorëve këtu është, me na kujtu të gjithëve sakrificën e madhe për me pas çlirimin për me e pas pavarësinë. Ti tash je gazetare edhe ke mundësi me e bo këtë punë mirë edhe lirë, po atëherë në atë kohë nuk ke pas mundësi me bë një gazetari të lirë, kanë qenë kohë tjera. Shpresoj që çdo 15 janar tash e përgjithmonë njerëzit të mblidhen këtu dhe të kujtojnë ngjarjen se çka ka ndodhë parasysh mos ta harrojmë. Ata që e duan Kosovën dhe ata që e besojnë një Kosovë të mirë dhe jo një Kosovë çfare ka qenë atëherë në atë kohë, këtu është vedni ku duhet të mblidhemi e të kujtojmë’’, tha Walker.

Homazhe te Kompleksi Përkujtimor në Reçak, ka bërë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ku tha se masakra e Reçakut është dëshmi e mizorisë dhe gjenocidit të forcave serbe gjatë luftës në Kosovë.

Mustafa: Serbia të përgjigjet për ato që ka bërë në Kosovë.

“Sot, jemi këtu për të bërë nderime për viktimat e Reçakut. Është fjala për një masakër ndër më të mëdhatë që është kryer në Kosovë nga ushtria dhe paramilitarët serbë në vitin 1999. Është një rast që ne të të zgjojmë vetëdijen e qytetarëve, por edhe të komunitetit ndërkombëtar, për veprat mizore që Serbia i ka bërë në Kosovë, për gjenocidin dhe për masakrat e krimet kundër njerëzimit që kanë ndodhur këtu, që megjithatë duhet të përgjigjen për të gjitha ato që i kanë bërë në Kosovë dhe që në asnjë rast nuk do t’i japin të drejtë vetes që të zgjojnë ndjenjat e atëhershme edhe njëherë, qoftë në Kosovë qoftë në Ballkan”, tha kryeministri Mustafa.

Prezent ishte edhe ish kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili tha se edhe 18 vite më vonë vazhdon të vonohet drejtësia, pasi shumë prej kriminelëve që dhanë urdhër të ekzekutohet Reçaku sot janë në pushtet dhe të lirë.

Kurti: Drejtësia vazhdon të vonohet

‘’15 janari i vitit 1999 e tronditi publikun ndërkombëtar dhe diplomacinë perëndimore. Masakra e Reçakut u shndërrua në shtysën kryesore për ndërhyrjen e NATO-së, kundër Jugosllavisë dhe Serbisë. Ne sot këtu si deputet të Kuvendit të Republikës, si aktivistë të Vetëvendosjes, bashkë më ambasadorin, Ëilliam Ëalker, erdhëm që t’i kujtojmë martirët dhe dëshmorët e Reçakut, po në të njëjtën kohë që t’ia përkujtojmë vetes tonë rrënjët dhe çmimin e lirisë, si dhe obligimin dhe detyrimin tonë qytetar e kombëtarë, për ta bërë këtë liri me të vërtetë të plotë dhe plotësisht të vërtetë. 18 vjet më vonë, vazhdon të vonohet drejtësia, shumë prej kriminelëve që dhanë urdhër, e ekzekutuan masakrën e Reçakut edhe janë gjallë edhe janë të lirë edhe madje janë në pushtet në Serbi. E vërteta e Reçakut thërret për mobilizim të popullit e të shtetit tonë, për drejtësi për këto familje dhe për mbarë kombin shqiptarë’’, tha Kurti.

Kurse, lideri i Nisma-s për Kosovën, Fatmir Limaj, pas homazheve në Reçak, deklaroi se dëshmia më e mirë se cili ishte plani i shtetit serb për shqiptarët është Reçaku.

Ai ka shtuar se plani serb ishte për shfarosje, shkatërrim të dinjitetit dhe largimin e njerëzve nga vendi ynë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat