Gecaj reagon pas deklaratës së Vuçiçit për nisje të një lufte

Aktuale

Gecaj reagon pas deklaratës së Vuçiçit për nisje të një lufte

Më: 15 janar 2017 Në ora: 10:09
Bajram Gecaj

Bajram Gecaj zv/Ministër në Ministrinë e Administrit të Pushtetit Lokal në rrjetin social Facebook, ka reaguar ndaj deklaratë së Vuçiç, kur ky i fundit ka thënë se Kosova po provokon luftë.

Gecaj ka kujtuar se luftërat dihet se kush i ka provokuar dhe kush ka përfunduar i bombarduar nga NATO.

Ja postimi i tij i plotë

MOS LUANI ME DY KUTE z. VUÇIQ

Për shkak të pengimit institucional të ardhjes së një treni ilegal, Kryeministri Vuçiq paska përmend mundësinë e “nisjes së një konflikti, i cili do të ishte i përmasave të mëdha”. Konfliktet në territoret e ish-Jugosllavisë dihet kush i ka provokuar dhe iniciuar zotëri Vuciq; nuk e dimë veç ne, por e din edhe e tërë bota demokratike e cila ishte e detyruar të përdorte edhe masat nga më të ashprat të ndëshkimit ndaj shtetit të Serbisë, duke përfunduar edhe me bombardimet e NATO-s kundër shtetit të udhëhequr atëherë nga kasapi i Ballkanit. Nuk ecet drejt integrimeve evropiane me mendësinë e së kaluarës dhe me provokime të përditshme zotëri Vuciq; nuk normalizohen marrëdhëniet në mes dy shteteve tona me ngritje muresh, tentim infliltrimi të trenave ilegal, “futja e hundës” në çështjet tona të brendshme, e tjera e tjera provokime. Mos luani me dy kute apo me dy fytyra, sepse pastaj shndërroheni në dyfytyrësh të cilëve nuk u beson askush. Normalizimi i marrëdhënieve kërkon një qasje të re dhe një mendësi evropiane madje edhe nga ju.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat