Abdixhiku: Krenar me djemtë e ROSU-t, por agresioni serb s’përfundon me kaq

Aktuale

Abdixhiku: Krenar me djemtë e ROSU-t, por agresioni serb s’përfundon me kaq

Më: 14 janar 2017 Në ora: 21:08
Lumir Abdixhiku

Analisti, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas ndalimit të hyrjes së trenit serb në Kosovë duke thënë se ndjehet krenar për djemtë e ROSU-së.

Sipas Abdixhikut agresioni serb nuk përfundon me kaq prandaj duhet ndalur secila përpjekje e Serbisë në Kosovë.

“Serbia ndalet veç me reagim si ky. Serbia gjuhë tjetër s’di. Sot u ndjeva krenar për reagimin shoqëror, për djemtë e ROSU-së, e për vendimin e ndalimit të trenit provokues.

Por me kaq, agresioni serb s’përfundon; agresioni i tyre veç sa ka rinisë.

Prandaj na duhet unitet. Veç bashkë, assesi ndryshe, mund të ndalim secilën përpjekje të Serbisë në Kosovë. Na duhen vendime të tjera, politike, ekonomike, të sigurisë – na duhen të gjithë mendtë, e gjithë forca, gjithçka që kemi – që tregojmë se këtu, megjithatë, ka shtet”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat