Flet makinisti serb: Krenar që drejtova trenin për Mitrovicë, por u frikësova kur iu afruam Kosovës!

Aktuale

Flet makinisti serb: Krenar që drejtova trenin për Mitrovicë, por u frikësova kur iu afruam Kosovës!

Më: 14 janar 2017 Në ora: 20:40
Jelenko Stefanoviq

Shoferi i cili drejtonte trenin serb Jelenko Stefanoviq, ka thënë se është krenar që iu dha “besimi që të drejtojë trenin që ishte duke shkuar nga Beogradi në Mitrovicë”.

“Vështirë më erdhën fjalët, para hyrjes në Kosovë, se do të arrestohem”, ka thënë ai.

“Këtë e mora vesh nga kryeministri Aleksandar Vuçiq. Më erdh rëndë”!

“Çfarë shteti është ai që arreston makinistin e trenin, kapitenin e anijes ose pilotin e aeroplanit që asgjë nuk ka bërë”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat