Drejtori i Infrakos: Bashkërisht me institucionet përkatëse e ndalëm trenin të futet në Veri

Aktuale

Drejtori i Infrakos: Bashkërisht me institucionet përkatëse e ndalëm trenin të futet në Veri

Më: 14 janar 2017 Në ora: 19:44
Treni serb

Agron Thaçi, Drejtor i Infrakos ka thënë se bashkërisht me të gjitha institucionet e vendit e kanë ndalur trenin serb të futet në Kosovë.

“Gjatë gjithë ditës ne kemi qenë në kontakt me të gjitha institucionet dhe si hekurudhë e kemi dhënë të gjithë mbështetjen tonë”, ka thënë Thaçi.

“Pak kohë më parë kemi marrë urdhëresë që ta ndalojmë ose kemi vendosur bashkërisht që të mos e legjitimojmë hyrjen e këtij treni në pjesën veriore të Kosovës”.

“Në momentin që hynë në Kosovë, ndonjë ndërmarrje e palicencuar me Ligjin e Heukurdhave, Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave duhet të kërkojë nga institucionet që përmes një urdhërese ta ndalojnë trenin të hyjnë në Kosovë”.

“Ne kemi marrë urdhëresën nga autoritet dhe bashkë me institucionet e sigurisë kemi vendosur që treni të ndalohet të hyjë në Kosovë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat