A po përgatitet bombardimi i trenit serb që është nisur drejt Kosovës?

Aktuale

A po përgatitet bombardimi i trenit serb që është nisur drejt Kosovës?

Më: 14 janar 2017 Në ora: 12:42
Treni

Sot, kur një tren serb me ikonografi religjioze e nacionaliste është nisur si provokim ndaj sovranitetit të vendit drejt Kosovës, përkatësisht drejt Mitrovicës verirore, një video e dyshimtë është publikuar në rrjetet sociale.

Në një faqe të Facebook-ut shihen dy ose më shumë persona duke vënë mjete të dyshmita në një hekurudhë, të cilat mbulohen me borë,. Nuk dihet se në cilën hekurudhë është inciziuar kjo video apo me çfarë qëllimi, megjithatë koha kur nxjerret në publik lë dyshime.

Deri tani Policia e Kosovës nuk ka alarmuar për ndonjë dyshim të bazuar lidhur me ndonjë sulm të përgatitur ndaj këtij treni, dhuratë e Rusisë për Serbinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat