Sulm terrorist duhet të ishte edhe ai në objektin e Qeverisë në Mitrovicë

Aktuale

Sulm terrorist duhet të ishte edhe ai në objektin e Qeverisë në Mitrovicë

Më: 13 janar 2017 Në ora: 19:56
Driton Çaushi

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, ka thënë se sulmin me granat ndaj ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, Policia e Kosovës nuk e cilësoi si sulm terrorist.

Përmes një postimi në Facebook, Çaushi ka theksuar se termi sulm terrorist tanimë është i rezervuar vetëm për rastet paraprakisht të montuara, siç thotë ai, nga pushteti.

Postimi i plotë:

“Para tre ditësh, në mbrëmjen kur në Kuvendin e Kosovës po diskutohej mbi arrestimin e Ramush Haradinajt, në veri të Mitrovicës u sulmua me granatë ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.

Ashtu siç kishte ndodhur edhe me vrasjen e Enver Zymberit dhe Selver Haradinajt, Policia e Kosovës edhe këtë rast nuk e cilëson si sulm terrorist.

Me sa duket, termi sulm terrorist tanimë është i rezervuar vetëm për rastet paraprakisht të montuara nga pushteti.

Kështu ndodhi me sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, si pasojë e të cilit nën akuzën e terrorizmit vazhdojnë të përndiqen aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, e si pasojë e të njëjtit rast të humbi jetën edhe Astrit Dehari”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat