AAK: Serbia duhet ta kuptojë se përfunduar juridiksioni i saj mbi Kosovën

Aktuale

AAK: Serbia duhet ta kuptojë se përfunduar juridiksioni i saj mbi Kosovën

Më: 13 janar 2017 Në ora: 16:47
AAK

AAK nëpërmjet një komunikate për media thekson se fushata e Qeverisë së Serbisë kundër Kosovës në përgjithësi dhe Ramush Haradinajt në veçanti, është krejtësisht e papranueshme dhe jo vetëm se është kundër krijimit të një klime bashkëpunimi, por veç sa i ashpërson edhe më tej raportet midis dy popujve.

“Kosova në disa raste i ka kryer obligimet e saj ndaj drejtësisë, duke pranuar Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës, duke pranuar Gjykatat e Unmikut e të Eulexit dhe së fundi duke pranuar edhe Gjykatën Speciale.  Përpjekja e tejdukshme që Serbia edhe më tutje ‘ta bëjë drejtësinë’ për qytetarët e Kosovës, është përpjekje për rikthimin e ‘mendësisë së Millosheviqit’, gjë që nuk mund të ndodhë kurrë”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

Sipas AAK-së Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se ka përfunduar juridiksioni i saj mbi Kosovën dhe çdo përpjekje për ta rikthyer mendësinë e një kohe të shkuar, nuk i ndihmon stabilitetit dhe më shumë se për këdo tjetër, është e dëmshme për vet Serbinë.

“Njëkohësisht është i pakuptueshëm edhe reagimi tejet i zbehtë dhe i çakorduar i Qeverisë së Kosovës, përballë një fushate kaq të egër të Serbisë ndaj Kosovës”, thuhet nga AAK-ja.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat