Ministri Zharku thotë se linja hekurudhore Beograd – Mitrovicë është ilegale

Aktuale

Ministri Zharku thotë se linja hekurudhore Beograd – Mitrovicë është ilegale

Më: 13 janar 2017 Në ora: 15:33
Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka thënë se promovimi i linjës Beograd - Mitrovicë, është ilegale. Kjo linjë është paralajmëruar se do të përurohet nesër, ndërsa autoritetet kosovare janë duke e konsideruar të jashtëligjshme.

Ministri Zharku ka thënë se institucioni që drejton bën politika, por përurimin e kësaj linje që është paralajmëruar për nesër e konsideron të jashtëligjshme. 

“Ne i bëjmë politikat e hekurudhave, por për çdo çështje është Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave. Natyrisht që është ilegale, por edhe institucioni përgjegjës ARH e ka konsideruar ilegal. E përkrahim deklaratën e ARH-së dhe qëndrimi im është në përputhje me qëndrimin e ARH-së”, ka thënë për lajmin Zharku.

Ndryshe, e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e ka paralajmëruar se nesër do ta bëjnë promovimin e linjës së trenit Beograd - Mitrovicë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat