Nesër lëshohet në qarkullim “treni rus” nga Serbia në Kosovë

Aktuale

Nesër lëshohet në qarkullim “treni rus” nga Serbia në Kosovë

Nga: B.S Më: 13 janar 2017 Në ora: 12:46
Treni që pritet të lëshohet në qarkullim nga Beogradi për në Mitrovicë

Nesër, në mëngjes, në ditën e parë të vitit të ri serb,  nga Beogradi për në Mitrovicë do të niset treni që Serbia e ka marrë nga Rusia, raportojnë mediat serbe.

Lajmin e ka paralajmëruar e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Ky është qarkullimi i parë hekurudhor në relacionin Beograd – Mitrovicë që nga vitit 1999.

Linja testuese Beograd - Mitrovicë do të vendoset nga 20 janari deri në 26 shkurt, ku pastaj do të vendoset nëse do të bëhet një linjë të rregullt, njohtoi Zyrës e Qeverisë së Serbisë për Kosovë.

Trenat do të niset të premteve në 10:40 nga Mitrovica, ndërsa nga Beogradi të dielën në orën 8:30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat