Gjini: Haradinaj mbetet në Francë edhe për një muaj

Aktuale

Gjini: Haradinaj mbetet në Francë edhe për një muaj

Më: 12 janar 2017 Në ora: 17:50
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, thotë se ka pritur që shefi i tij të lirohet krejtësisht nga Franca

Gjini ka treguar se Haradinaj pas lirimit me kusht, i kanë mbetur edhe fiks 30 ditë deri në afatin e fundit për lirimin e tij.

“Mbrojtja e tij na kanë thënë se procedura zgjat 40 ditë. Tash veç ka kaluar më shumë se një javë dhe kanë mbetur edhe 30 ditë deri në afatin e fundit për lirimin e tij”, ka deklaruar Gjini në transmetuesin publik.

“Tashmë ka hyrë procedura ligjore dhe ato duhet të ndiqen. Serbia do ta dorëzoj dosjen dhe Franca pritet ta vlerësoj atë. Ne e dimë se serbët nuk mund të prodhojnë diçka tjetër, sepse Haradinaj është gjykuar tashmë në Hagë”, ka shtuar Gjini.

“Nja 4 mijë faqe i kanë dorëzuar në Hagë dhe të gjitha kanë qenë false”.

Gjini po konsideron se Serbisë i pengon Haradinaj dhe po provojnë ta destabilizojnë Kosovën nëpërmjet tij.

“Serbia po abuzon me Interpolin dhe një numër i madh i shteteve evropiane i kanë hequr fletarrestet politike nga Serbia”.

“Serbia po sillet në mënyrë shumë destruktive dhe këtë po e bën edhe në dialogun në Bruksel”, ka thënë Gjini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat