Grabar-Kitaroviç: Ushtrimet ushtarake Serbi-Rusi të jenë transparente

Aktuale

Grabar-Kitaroviç: Ushtrimet ushtarake Serbi-Rusi të jenë transparente

Më: 12 janar 2017 Në ora: 00:04
Grabar-Kitaroviç

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç ka thënë sonte se vizita e saj e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka të bëjë me politiken e jashtme amerikane, në veçanti ndaj Evropës Juglindore, e cila do të udhëhiqet nga Presidenti Donald Trump.

Në një intervistë për HRT, ajo ka thënë se kjo pjesë e Evropës do të jetë prioritet në politikën e jashtme të SHBA-ve, ku sipas saj Kroacia është pozicionuar si krijuese e politikave.

Presidentja kroate ka thënë po ashtu se vendimi i Serbisë për të marrë aeroplanët bombardues MiG-29 nga Rusia, nuk duhet parë si garë e armëve, për shkak se Serbia ka të drejtë të armatoset dhe të mbrojë hapësirën ajrore të saj, por ajo do të dijë më shumë rreth qëllimeve të Serbisë në aktivitetet e saj ushtarake.

"Nuk kam asgjë kundër bashkëpunimit të tyre me Rusinë, por ushtrimet e tyre ushtarake duhet të jenë transparente, të tilla si në NATO", tha Grabar-Kitaroviç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat