Me këto fjalë Adnan Mervoci e kujton Enver Malokun!

Aktuale

Me këto fjalë Adnan Mervoci e kujton Enver Malokun!

Më: 11 janar 2017 Në ora: 11:43
Enver MALOKU, Rasim CUBOLLI dhe Adnan MEROVCI.

Adnan Merovci, një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të presidentit Ibrahim Rugova, ka kujtuar ne 18 vjetorin e vrasjes, Enver Malokun,  po ashtu një prej bashkëpunëtoreve e Presidentit Rugova.

"Enveri ka qenë edhe shumë spirituoz, ka treguar për çdo ditë nga një batutë, skeç ose ngjarje humori. Më kujtohen thëniet e tij me humor se krejt këngët folklorike patriotike shqiptare fillojnë me: “Jallah boni, n’komë u que”. Thoshte se shqiptarët vetëm ratë rrinë. Ka pasur ide për iniciativa të shumta:, shkruan Merovci, përcjellë "Bota sot".

Ja postimi i Adnan Merovcit!

Enver MALOKU
Enveri ka pasur ngjashmëri me Xhemën në relacionet me Kryetarin, por megjithatë kanë dalluar paksa. Ky ka qenë më energjik dhe ndonjëherë më nervoz. Ka qenë ndër njerëzit që për çdo ditë ka pirë kafenë me Kryetarin. Ka qenë operativ dhe pragmatik.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK), të cilën e themeloi dhe e udhëhoqi, ishte zëdhënësi më i denjë i Kryetarit dhe i Kosovës. QIK-u ka bërë punë të pazëvendësueshme, pa të cilën nuk kishte mundur të afirmohej çështja e Kosovës në botë.
Enveri ka qenë edhe shumë spirituoz, ka treguar për çdo ditë nga një batutë, skeç ose ngjarje humori.
Më kujtohen thëniet e tij me humor se krejt këngët folklorike patriotike shqiptare fillojnë me: “Jallah boni, n’komë u que”. Thoshte se shqiptarët vetëm ratë rrinë. Ka pasur ide për iniciativa të shumta.
Njëherë e plagosën, por nuk e frikuan. Vazhdoi edhe më shumë. Dikë e pengoi puna e tij dhe e ndërpreu fizikisht, por idenë dhe filozofinë e tij prej punëtori, intelektuali dhe patrioti nuk ia shuan kurrë.
Ai u vra pabesisht në një atentat mizor më 11 janar 1999 në Prishtinë.
Atë që nuk mundën t’ia vrasin Enverit, ishte guximi i fjalës së lirë, që asnjëherë nuk u ndal, as kur tinëzisht ia morën jetën.

Teksti i shkëputur nga libri: “Në Hap me RUGOVËN” i Adnan MEROVCIT.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat