E publikuar për herë të parë nga Doruntina: Ja intervista e Enver Malokut dhe rrëfimi për atentatet e kërcënimet ndaj tij

Aktuale

E publikuar për herë të parë nga Doruntina: Ja intervista e Enver Malokut dhe rrëfimi për atentatet e kërcënimet ndaj tij

Nga: P.R Më: 10 janar 2017 Në ora: 22:32
Enver Maloku e Ibrahim Rugova

Doruntina Maloku, e bija e veprimtarit dhe ish kolumnistit të gazetës “Bota sot”, Enver Malokut, i vrarë në vitin 1999, në 18 vjetorin e vrasjes së Malokut ka publikuar një intervistë të tij, të cilën ai e kishte dhënë pak javë para se të vritej.

Image
Doruntina Maloku

“Në 18 vjetorin e vrasjes, në vend të përkujtimit; Për të gjithë ata që nuk kanë pasur rastin që ta kenë në duar librin "Gjuha e Stuhisë", po e publikoj një intervistë ekskluzive që Babi im, Enver Maloku, kishte dhënë për gazetën "Bujku", pak javë para se të vritej, por që e pa dritën e botimit vetëm pas vrasjes së tij”, shkruan Doruntina, përcjellë “Bota sot”.

Sipas intervistës së botuar nga Doruntina në faqen e  saj në facebook, Enver Maloku kishte folur për folur për QIK-un, punën e tij e të kolegëve, sfidat me te cilat përballeshin, neglizhencën ndaj QIK-ut, Press Qendrën por edhe për atentatin e Korrikut 1998.

“Në këtë intervistë, të cilën po e botoj të plotë nëpërmjet fotografive, ai ka folur për QIK-un, punën e tij e të kolegëve, sfidat me te cilat përballeshin, neglizhencën ndaj QIK-ut, Press Qendrën por edhe për atentatin e Korrikut 1998, sulmin ndaj meje me veturë në po të njëjtin vit, përcjelljen që u bëhej vëllezërve të mi të vegjël, kërcënimet ne gjuhën serbe e shqipe, për akuzat se ishte bërë "zëdhënës i politikës së ndejtjes", për përpjekjet për përafrimin e faktorit ushtarak dhe atij politik, si dhe "shpërblimin" që mund të merrte për gjithë punën e tij! Intervista është zhvilluar në dhjetor 1998 nga gazetari Faton Osmani. Radhitja nga fq.404-413)”, ka shkruar Doruntina Maloku.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat