Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme

Aktuale

Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme

Më: 9 janar 2017 Në ora: 11:56
Ilustrim

Ministria e Infrastrukturës nëpërmjet një komunikate për media njofton se qarkullimi në të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale po vazhdon të përmirësohet. Të gjitha llojet e automjeteve po qarkullojnë pa ndonjë pengesë.

“Ekipet e Ministrisë janë në teren duke monitoruar dhe vazhduar punën me kompanitë e kontraktuara në mirëmbajtjen e rrugëve, në mënyrë që komunikacioni të zhvillohet normalisht. Po ashtu, ekipet e Ministrisë janë duke iu dalë në ndihmë ekipeve lokale në disa komuna të Kosovës për të zhbllokuar disa rrugë në zona të thella malore”, thuhet në një komunikatë.

 Sipas Ministrisë në rrugën rajonale Brezovicë -Qendra e Skijimit është duke u punuar për zhbllokimin e saj.

 Ministria e Infrastrukturës i këshillon qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit të përcaktuara me Ligj dhe të jenë të kompletuar me pajisjet dimërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat