Javën e ardhshme Serbia e çon kërkesën për ekstradim të Haradinjat

Aktuale

Javën e ardhshme Serbia e çon kërkesën për ekstradim të Haradinjat

Më: 7 janar 2017 Në ora: 10:40
Ramush Haradinaj gjate arrestimit ne France

Në filliim të javës së ardhshme, autoritetet gjyqësore në Francë do ta kenë në dorë kërkesën zyrtare të Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi

Presidenti serb, Tomislav Nikolic, ka thënë se Serbia nuk do të heq dorë kurrë nga kërkesa për ekstradimin e Haradinajt, i cili u arrestua gjatë kësaj jave në Francë, njofton media serbe.

Në vitin 2004, Serbia kishte lëshuar flet-arrest ndërkombëtar, duke e akuzuar Haradinajn për krime lufte.

Avokati i Haradinajt, Arianit Koci ka thënë dje se tashmë është dërguar kërkesa për lirimin me kusht të Haradinajt. Ai gjithashtu ka thënë se pret nga gjykata në Francë që të merret në konsideratë kjo kërkesë.

Ramush Haradinaj u arrestua të mërkurën nga një flet-arrest i Serbisë, nën dyshimin se gjatë vitit 1998 dhe 99 kishte kryer krime gjatë luftës.

Ai u gjykua nga Tribunali i Hagës për krime të luftës dy herë, mirëpo në të dyja rastet doli i pafajshëm.

Gjykata në Colmar të Francës, vendosi të enjten që Haradinaj të mbetet në paraburgim deri sa Serbia ta paraqet kërkesën e saj zyrtare për ekstradim.

Haradinaj u arrestua edhe një herë në vitin 2015 në aeroportin e Lubjanës, por disa ditë më pas u lirua.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat