Kuvendi mblidhet të martën për Ramush Haradinajn

Aktuale

Kuvendi mblidhet të martën për Ramush Haradinajn

Më: 7 janar 2017 Në ora: 07:50
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryesia e Kuvendit pasi ka shqyrtuar kërkesën për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme, në të cilën do të diskutohet mbajtja në arrest e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, në Francë, u votua që seanca të mbahet të martën.

Arsyetimi i Kryesisë për mbajtjen e seancës të martën, erdhi për arsye se shumë nga deputetët nuk janë në Kosovë dhe nuk mund të arrijnë në një seancë të cilën Pal Lekaj e kishte kërkuar të mbahej sot. 

Kryesia vendos sot për seancë të jashtëzakonshme për Haradinajn

Sot Kryesia e Kuvendit do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme në të cilën do të diskutohet mbajtja në arrest e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, në Francë.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit mbahet me kryetarët e grupeve parlamentare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat