Ismet Ibishi dhe tjerët, mund ta kenë fatin e njëjtë si të Ramush Haradinaj

Aktuale

Ismet Ibishi dhe tjerët, mund ta kenë fatin e njëjtë si të Ramush Haradinaj

Nga: Mr. Adem Lushaj Më: 6 janar 2017 Në ora: 17:45
Ismet Ibishi

Arrestime të ngjashme me porosi të Serbisë, sikurse që ndodhi me ish-kryeministrit e Kosovës, liderin e AAK-së Ramush Haradinaj, mund të ketë edhe në të ardhmen me porosi dhe kërkim nga shteti serb, ngase është duke gjurmuar dhe identifikuar persona, që sipas tyre konsiderohen “armiq të Serbisë”. Sipas mediumeve serbe ketë rast “Vesti”, njeri nga kandidatët e mundshëm për të qenë në listat e arrestimeve me porosi të Serbisë, mund të jetë edhe ish-zv.ministri në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, oficer i karrierës, Ismet Ibishi i cili ishte zëvendës i kolonelit tashmë të vrarë, Tahir Zemaj, pjesëmarrës i të dy betejave të lavdishme ( Loxhës dhe Koshares), si dhe i luftës në Slloveni. Në një shkrim të këtij mediumi serb (Vesti) të datës 08 tetor 2012 me autor Daniel Mirkoviq, është përshkruar biografia e tërësishme e Ismet Ibishit. Ky medium serb, duke fol për Ibishin, shkruan se “ishte i angazhuar për blerje të dy helikopterëve dhe trajnimin e pilotëve në Turqi, sipas vendimit të qeverisë së Kosovës pas ngjarjeve të ndodhura në veri të Kosovës, përkatësisht në pikën e kalimit kufitar në Jarinje dhe Bërnjak, pika këto që ishin marrë nën kontroll nga forcat speciale të Kosovës ROSU”.

Image

Gjithnjë sipas këtij mediumi të Serbisë, e që mund të jetë sinjalizim për drejtësinë e shtetit serb, që ta kenë në konsideratë “Veprimtarinë e begatë armiqësorë” të oficerit të dëshmuar Ismet Ibishi. Sipas tyre, angazhimi i tij në ketë projekt të Qeverisë së Kosovës për blerje të helikopterëve dhe trajnim të stafit, nuk ishte i rastësishëm, ngase Ibishi ka përfunduar shkollimin ushtarak ajror në Rejllovc, ndërsa ishte i angazhuar si oficer i APJ-së në Slloveni në mbrojtjen kundër ajrore (1978-1981). Po ashtu në këtë shkrim të “Vesti”  të arkivuar nën emrin “Akter” thuhet se, Ismet Ibishi ishte larguar nga APJ në vitin 1991, e që së bashku me seperatistat tjerë shqiptar, ishin bashkuar me forcat çlirimtare të Sllovenisë. Qysh në fillim të vitit 1991, Ibishi ishte aktivisht i kyçur në formimin e forcave të armatosura të ashtuquajtur Shteti i Pavarur i Republikës së Kosovës. Në gusht të vitit 1991, kishte punuar në hartimin e listës dhe bashkimin e gjithë oficerëve shqiptar që ishin në Slloveni, Kroaci, Austri, Gjermani dhe shtetet e tjera të Evropës. Autori ka shkuar edhe më tej duke thënë se, në mars të vitit 1998, Ismet Ibishi ishte i angazhuar si zv. komandant i Zonës Operative të Dukagjinit që komandohej nga kolonel Tahir Zemaj, e që në prioritet kishte zbulimin dhe kundër zbulimin.   

Pra, sipas këtij autori i cili ka prezantuar veprimtarin e begatë të kolonelit Ismet Ibishi, edhe pas përfundimit të luftës, i angazhuar në institucionet e ndryshme të Kosovës, e deri  tek zv. ministri i punëve të brendshme, na jep për të kuptuar se të gjithë luftëtarët e lirisë, pa marr parasysh se në cilin subjekt politik është i angazhuar, janë të kërcënuar nga kërkesat e Serbisë për arrestim, kërkesa këto të bëra, edhe përmes Interpolit. Ndaj, fat i njëjtë, sikurse ky i Ramush Haradinaj dhe të tjerëve, mund ta pret çdo qytetar i Kosovës, të angazhuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Përfundimisht, ndalime dhe arrestime, burgosje apo edhe veprime të tjera, mund të pasojnë edhe në të ardhmen, dukë bërë që lëvizja e luftëtarëve të lirisë, të jetë e kufizuar apo mos të themi, krejtësisht e ndaluar. Bashkësia ndërkombëtare duhet të ndërmarr të gjitha masat e duhura, dhe, kërkesat e shteti serb, qoftë përmes Interpolit, mos të merren parasysh, por ta ndihmojnë Kosovën në rrugëtimin e saj të integrimit dhe zhvillimit, por edhe heqjen e vizave për lëvizje të lirë.    

Autori është drejtor i “Shoqata e Intelektualëve të Pavarur”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat