Xhandarmeria në autostradën e Nishit, gjendje e jashtëzakonshme, andej kalojnë edhe shqiptarët

Aktuale

Xhandarmeria në autostradën e Nishit, gjendje e jashtëzakonshme, andej kalojnë edhe shqiptarët

Më: 6 janar 2017 Në ora: 14:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pjesëtarët e xhandarmerisë serbe janë angazhuar për ta pastruar një pjesë të autostradës afër Nishit në të cilën komunikacioni është bllokuar për shkak të borës dhe aksidenteve të komunikacionit.

Pjesëtarët e këtij njësiti me vendim të ministrit të policisë kanë dalë në terren që ta ndihmojnë policinë e komunikaconit.

Në këtë autostradë gjendja është e jashtëzakonshme, pasi që shumë udhëtarë kanë mbetur të bllokuar për shkak të borës së madhe.

Në këtë pjesë të autostradës që lidh Nishin me Beogradin kalojnë edhe shumë kosovarë të cilët shkojnë në vendet perëndimore.

Sipas njoftimit të policisë serbe, në aksidentet zinxhirore në autostradën e Nishit janë lënduar 11 persona, në mesin e tyre ka edhe fëmijë. Në këtë aksident janë përfshirë 30 automjete. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat