Policia 'blindon' Ambasadën Franceze në Prishtinë

Aktuale

Policia 'blindon' Ambasadën Franceze në Prishtinë

Nga: Bota Sot Më: 6 janar 2017 Në ora: 12:55
Policia te Ambasada Franceze në Prishtinë

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka rrethuar objektin e Ambasadës Franceze në Prishtinë, para së cilës do të mbahet protesta kundër ndalimit të ish-kryeministrit të Kosovës dhe kryetari të AAK-së, Ramush Haradinaj në Francë me urdhër-arrest të Serbisë.

Pjesëmarrjen në këtë protestë e kanë konfirmuar edhe Nisma për Kosovën dhe Lëvizja Vetëvendosje, shkruan Bota sot.

Haradinaj është ndaluar dje nga policia franceze në aeroportin e Bazelit, me një urdhër arrest të Serbisë të lëshuar në vitin 2004./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat