Thaçi flet për takimin me liderët shqiptarë në Maqedoni

Aktuale

Thaçi flet për takimin me liderët shqiptarë në Maqedoni

Nga: Bota sot Më: 5 janar 2017 Në ora: 18:24
Pamje nga takimi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes Facebook-it ka njoftuar për takimin e zhvilluar me liderët e partive politike shqiptare në Maqedoni.

Thaçi ka shkruar se Aliu, Bilalli dhe Ziadini kanë shprehur gatishmërinë e tyre për t’u angazhuar maksimalisht në përfaqësimin sa më të mirë të interesave të shqiptarëve dhe të prosperitetit e stabilitetit afatgjatë të Maqedonisë.

“Bashkë me liderët e partive politike shqiptare të Maqedonisë, sot diskutuam për nevojën e një koordinimi më të mirë ndërshqiptar atje, duke u bazuar në respektimin e vullnetit të votuesve dhe në riafirmimin e përcaktimeve programore dhe strategjike.

Aliu, Bilalli dhe Ziadini shprehen gatishmërinë e tyre për t’u angazhuar maksimalisht në përfaqësimin sa më të mirë të interesave të shqiptarëve dhe të prosperitetit e stabilitetit afatgjatë të Maqedonisë”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /BS

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat