"Gjykatën Speciale e ka sjellur Pronto dhe e ka pranuar Hajredin Kuçi"

Aktuale

"Gjykatën Speciale e ka sjellur Pronto dhe e ka pranuar Hajredin Kuçi"

Nga: B.S Më: 4 janar 2017 Në ora: 16:56
Selia e Gjykatës Speciale

Analisti i çështjeve politike dhe njëherit edhe udhëheqësi i fondacionit “Rockfeller Brothers”, Haki Abazi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar ndaj deklaratës së Presidentit Hashim Thaçi, i cili ka thënë se vrasjet e dëshmitarëve kanë sjellur Gjykatën Speciale. Abazi thotë se deklarata është vetëm për t’ia hedhur fajin dikujt tjetër.

Sipas Abazit Gjykatën Speciale e ka sjellur PRONTO dhe këtë e ka pranuar Hajredin Kuçi.

Postimi i plotë:

Gkykatën Speciale e ka sjellur PRONTO dhe e ka pranuar Hajredin Kuçi. Tentimi i Thaçit për të hedhur fajin diku tjeter eshte alarm i rrezikshëm sidomos pas vizitës ne Turqi. Duke aluduar ne vrasjen e deshmitareve, kjo deklaratë e tij vërteton krimet para se gjykata të fillojë punën dhe poashtu shpallë fajtorë duke folur nga veta e tretë shumës. Pas akuzave te orkesturuara dhe te deshtuara te Hagës për Haradinajt dy here dhe per Limaj, shtrohet pyetja kush do të jenë viktimat e radhës deri në privatizim të Trepçës.

#Për UÇK nuk mund të flasin profiterët. Për pavarësinë nuk mund të flasin aksidentsalistët dhe krijuesit e diktaturës kapilare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat