Mustafa: Muri provokoi përplasje në politikën e Kosovës

Aktuale

Mustafa: Muri provokoi përplasje në politikën e Kosovës

Nga: Bota sot Më: 2 janar 2017 Në ora: 17:32
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se muri në veri është ndërtuar pikërisht për të provokuar sjellje të pakontrolluara dhe përplasje ndërmjet politikës kosovare. Gjatë intervistës për gazetën “Bota sot”, Mustafa ka deklaruar se ky mur do të hiqet në bazë të ligjit.

“Pikë së pari, unë mendoj se muri në veri është ndërtuar pikërisht për të provokuar sjellje të pakontrolluara dhe përplasje ndërmjet politikës kosovare dhe të gjithë ata që si pasojë e murit kanë tentuar të rrëzojnë pushtetin kanë rënë viktimë e këtyre provokimeve dhe kanë dështuar politikisht. E dyta, muri në veri është joligjor, nuk është pjesë e projektit dhe nuk do të diskutohet në dialog por do të trajtohet e do të rrënohet mbi bazën e ligjit. Sa i përket transparencës në dialog, mendoj se ka vend që në të të inkuadrohen pjesëtarë të opozitës, të shoqërisë civile dhe që në të ardhmen marrëveshjet e dialogut të implementohet e jo të bëhen sabotime të tilla nga Serbia, siç po ndodhë aktualisht”, ka thënë Kryeministri Mustafa gjatë intervistës për gazetën “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat