Kajtazi ia bën me dije edhe njëherë Haradinajt, ja veteranët e 1991-ës, të vrarë në luftë!

Aktuale

Kajtazi ia bën me dije edhe njëherë Haradinajt, ja veteranët e 1991-ës, të vrarë në luftë!

Nga: Bota sot Më: 1 janar 2017 Në ora: 17:56
Ahmet Zeqiri dhe Zahir Pajaziti

Eksperti i sigurisë dhe njohësi i zhvillimeve në vend, Fadil Kajtazi, në rrjetin social facebook ka publikuar një foto, ku shihet Ahmet Zeqiri dhe Zahir Pajaziti me uniforme te ushtrise shqiptare ne bazen e Curelit ne malin Dajt me 1991.

“Ahmet Zeqiri dhe Zahir Pajaziti me uniforme te ushtrise shqiptare ne bazen e Curelit ne malin Dajt me 1991, gjate pergaditjeve ushtarake. Ahmet Zeqiri eshte pjesemarres ne "Operacionin Shigjeta" ne Pashtrik, kurse Zahir Pajaziti i vrar nga milicia serbe”, shkruan Kajtazi, përcjellë “Bota sot”.

Kujtojmë se ditëve të fundit ka shpërthyer një debat, pasi që deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj kishte pyetur se kush është dhe kush janë veteranet e UÇK-së të vitit 1991..

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat