Kur do të kryhen arrestimet e para të Gjykatës Speciale? Ja çfarë thotë ministrja Hoxha

Aktuale

Kur do të kryhen arrestimet e para të Gjykatës Speciale? Ja çfarë thotë ministrja Hoxha

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 21:53
Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka folur për krijimin e Dhomave të Specializuara dhe aktakuzat që do të ngrihen nga Gjykata Speciale.

Ministrja ka thënë se dikasteri që ajo udhëheq përkrah themelimin e Gjykatës Speciale dhe ka treguar se kjo ministri nuk ka asnjë kompetencë lidhur me funksionimin e kësaj gjykate.

Ajo ka shtuar se ministria e Drejtësisë nuk mund të merret me çështjet që i takojnë Gjykatës Speciale dhe e gjithë çfarë i takon asaj është bashkëpunimi juridik ndërkombëtar.

Ajo ka treguar se edhe pas takimeve me kryeprokurorin e Gjykatës Speciale, David Schëendiman nuk ka informatë se kush janë emrat ndaj të cilëve do të ngrihen aktakuza, për çfarë konkretisht do të akuzohen dhe se kur do të nisin këto arrestime.

Ministrja në “Komiteti” ka thënë se janë bërë emërimet e para të personelit të Gjykatës Speciale dhe pritet fillimi i punës së saj. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat