Dështon seanca e jashtëzakonshme për Ligjin e veteranëve të luftës

Aktuale

Dështon seanca e jashtëzakonshme për Ligjin e veteranëve të luftës

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 18:54
Kryeparlamentari Kadri Veseli

Ka dështuar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për shqyrtimin e parë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-261 për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi nuk kishte kuorum të mjaftueshëm për mbajtjen e saj.

Kryeparlamentari Kadri Veseli, pasi ka përshëndetur përfaqësuesit e shoqatave të luftës së UÇK-së, theksoi se pozita nuk ka mundësi me rritë kuorumin për mbajtjen  seancës.

“Do ta lëmë nesër në orën 10:00 seancën për shqyrtimin e Ligjit për veteranët e luftës”, tha Veseli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat