Kryeministri Mustafa ndejë miqësore me gazetarët

Aktuale

Kryeministri Mustafa ndejë miqësore me gazetarët

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 14:58
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa gjatë fjalimit para gazetarëve

Kryeministri u vendit Isa Mustafa mbrëmë ka organizuar një ndejë me gazetarët për t'i falenderuar për bashkëpunim. Mustafa ka postuar në rrjetin e tij social facabook disa prej fotove të ndejës së rastit  me gazetarët.

"Gjatë gjithë vitit kemi komunikuar vazhdimisht në konferenca, intervista dhe forma tjera zyrtare për çdo temë të rëndësishme për vendin dhe qytetarët. Mbrëmë u takuam si miq në një ndejë modeste ku patëm rastin të shkëmbejmë mendime "pa mikrofona". Raportet e mira dhe bashkëbisedimet e shëndosha na pasurojnë me ide dhe alternativa për arritjen e synimeve të përbashkëta. Politika e hapur dhe kreative nuk bëhet pa relacione të shëndosha me mediat, të cilat po japin kontribut të pazëvendësueshëm për vendin", shkruan Mustafa.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat