Drecun fajëson shqiptarët për përçarjen e serbëve

Aktuale

Drecun fajëson shqiptarët për përçarjen e serbëve

Më: 27 dhjetor 2016 Në ora: 09:46
Milovan Drecun

Milovan Drecun, kryetar i Komisionit Parlamentar për Kosovë në Serbi nuk e ka përjashtuar mundësinë se deri tek mosmarrëveshjet në mes të deputetëve të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës erdhi pas “presionit  nga pala shqiptare dhe disa misioneve diplomatike”.

Drecun  për Radio Televizionin e Serbisë  tha se tek një pjesë e deputetëve të kësaj liste që u kthyen  në Kuvendin e Kosovës pa një marrëveshje me qeverinë serbe, mbizotëroi “papjekuria politike”.

“Mendoj që mbizotëronte papjekuri politike nga ana e deputetëve padyshim pati edhe interesa personale, por në të më së shumti ka kontribuar Prishtina, posaçërisht shqiptarët, dhe ndoshta disa anëtarë të të ashtuquajturave misioneve diplomatike në Kosovë, për të ardhur deri tek një lloj përçarje në mesin e ligjvënësve”, shpjegon Drecun .

Ai ka vlerësuar se nuk ekziston asnjë arsye objektive që cilido deputet serb të veprojë ndaras dhe jashtë ekipit dhe ka shtuar se “interesat e popullit serb janë unike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat