Kundërpërgjigjen serbët, nga 50 cm e prejnë vetëm 5 cm murin

Aktuale

Kundërpërgjigjen serbët, nga 50 cm e prejnë vetëm 5 cm murin

Më: 24 dhjetor 2016 Në ora: 19:22
Muri në Mitrovicë

Pas debatit të zhvilluar në Kuvendin e Kosovës për murin në veri, serbët kanë filluar të bëjnë veprime konkrete për të treguar se nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga ai.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës edhe pse e kishin politizuar dhe debatin, ata gjatë diskutimit kishin kërkuar heqjen e murit.

Mirëpo, serbët sot vazhduan punën e ndërprerë disa ditë më parë, atë të prerjes së murit. Por për dallim nga hera e parë kur murin e prenin 50 centimetra, sot vazhduan me prerje prej vetëm 5 centimetrash.

Veriu.info ka qendruar në vendin e ngjarjes, ky dy punëtorë serbë vetëm e “grrithnin” murin, pasi që prenin ka vetëm rreth 5 cm të tij.

“Nuk e di sa kena me punu. Veç ta dini që këtë muri e ka ndërtuar kompania shqiptare”, ka thënë njëri punëtor.

Ndryshe, serbët para disa ditësh kishin prerë lartësinë e murit për vetëm 3-4 metra, por në krahun tjetër të murit sot bënin prerjen e tij për vetëm 5 cm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat