Ja për çfarë e kishte fjalën Besa Baftiu kur e akuzoi Kadri Veselin se e ka ndarë Mitrovicën

Aktuale

Ja për çfarë e kishte fjalën Besa Baftiu kur e akuzoi Kadri Veselin se e ka ndarë Mitrovicën

Më: 24 dhjetor 2016 Në ora: 01:19
Veseli e Thaçi, 1999

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Besa Baftiu, e ka akuzuar kryetarin e Kuvendit dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin, se ai “e ka ndarë Mitrovicën”.

Baftiu, në seancën maratonike për Murin në Veri, ia përmendi Veselit një vizitë të tij në Mitrovicë në vitin 1999, bashkë me Presidentin aktual, Hashim Thaçin, në të cilën Baftiu tha se shihet që Veseli e Thaçi ndalën shqiptarët të kthehen në punë në spital.

Në videon e më poshtme mund të shihni këtë moment kur Veseli e Thaçi vizitojnë shqiptarët e revoltuar tek ura në Mitrovicë – madje Thaçi edhe u flet.

“Keni besim në udhëheqësinë tuaj dhe do të iu kthejmë në institucionet tuaja dhe do t’ua ndërtojmë edhe shtëpitë, prandaj keni besim në udhëheqësinë tuaj dhe në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, u thotë Thaçi shqiptarëve në Mitrovicë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat