Letra e Agim Bahtirit nxit debat mes Albulena Haxhiut, Bekim Haxhiut dhe Kadri Veselit

Aktuale

Letra e Agim Bahtirit nxit debat mes Albulena Haxhiut, Bekim Haxhiut dhe Kadri Veselit

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 21:46
Agim Bahtiri

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka lexuar një letër të kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës, gjatë debatit që po zhvillohet për murin e ndërtuar në Mitrovicë.

Leximi i kësaj letre ka nxit debat mes Albulena Haxhiut, Bekim Haxhiut dhe Kadri Veselit, ku ky i fundit i kërkoi Haxhiut që të mos e keqpërdor më mirësjelljen e tij për të marrë fjalën.

Deputetja Haxhiu tha se letrën që do të lexon është e shkruar nga Agim Bahtiri dhe kjo ka më shumë rëndësi të lexohet pas fjalës së deputetit Bekim Haxhiu.

“Siç e dini qyteti i Mitrovicës që nga paslufta është ndarë në dy pjesë, jugore dhe veriore, si rezultat i represionit të Serbisë”, thotë Bahtiri në letrën e tij, ku siç shkruan ai veriu i Mitrovicës deri në vitin 2000 ka qenë i banuar me shumicë shqiptare, ku në këtë vit nga atje janë dëbuar 1200 shqiptarë, ndërsa bandat kriminale serbe vranë 12 shqiptarë dhe 25 të tjerë plagosen.

Ai ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se në buxhetin për vitin 2017 nuk ka paraparë fonde për kthimin e shqiptarëve në veri të qytetit.

“Qeveria serbe ndan mjete të mëdha për serbët në veriun e Kosovës, si për shëndetësi dhe për ndërtimin e ndërtesave për serbët”, thuhet në letër dhe akuzon Qeverinë e Kosovës se bënë vetëm deklarime për veriun dhe akuzuar Qeverinë edhe për mungesë të fondeve për investime në Veri, kurse thotë se me fondet komunale ka investuar 150.000 euro, ndërsa me 100.000 dollarë ka ndihmuar edhe Bashkia e Tiranës në kohën e Lulëzim Bashës.

Ai flet edhe për ndërtimin e murit, për çka e akuzon Qeverinë e Serbisë dhe kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, që për qellim ka ndarjen e qytetit.

“Kërkojmë nga ju që të miratoni vendimin që duhet të zbatojë Qeveria e Kosovës, që ai mur sa më shpejt të rrëzohet dhe që të kthehet normaliteti”, thuhet në letër.

Nuk ka munguar reagimi i deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili e ka akuzuar Agim Bahtirin për takime me kryetarin e Komunës së Mitrovicës Veriore dhe për mosshfrytëzim të mjeteve të ndara nga Qeveria për qye tetarët shqiptarë të veriut. Ai i ka uruar punën deputetes Haxhiu si zëdhënëse e Bahtirit.

“Trego a jeni që të rrënohet muri, apo që ai muri të bëhet shkallë. Trego, se ishe zëdhënëse e Agimit dhe të lutëm trego se për çka jeni”, dhe ka pyetur se cilit qytetar të veriut i paguhet qiraja.

Po ashtu edhe kryeparlamentari Veseli ia ka i ka thënë deputetes Haxhiu se ka manipuluar për të marrë fjalën për shkak të gjendjes së saj personale.

“Ke manipuluar moralisht për shkak të gjendjes personale. Agim Bahitirin e thërrasim këtu në seancë.  Tjera herë mirësjelljen time nuk është mirë me abuzuar”, i tha Veseli deputetesa Haxhiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat