Viçiq thërret në takim përfaqësuesit serb në Kosovë

Aktuale

Viçiq thërret në takim përfaqësuesit serb në Kosovë

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 23:16
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se të hënën  ka thirrur në takim të gjithë përfaqësuesit politik serb të Kosovës,  në Beogard, në ora 9 të mëngjesit, shkruajnë mediat serbe.

Kjo ftesë u zbulua pas mospajtimeve që dolën në pah në mes deputetëve të Listës Serbe të cilat çuan deri tek një ndarje e thellë mes tyre, ku të enjten disa u kthyen në Kuvend e një pjesë tjetër mbeti në pozicion të ngrirë duke mos u kthyer as aty e as në Qeverinë në Prishtinë.

Vuçiq, i ka thënë televizionit publik serb, se në këtë krizë të Listës Serbe, pati dorë bashkësia ndërkombëtare si dhe natyrisht, sipas tij, shqiptarët në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat