Cilët komandantë i vodhën të hollat që iu dërguan Adem Jasharit për armatim, sipas Zekës?

Aktuale

Cilët komandantë i vodhën të hollat që iu dërguan Adem Jasharit për armatim, sipas Zekës?

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 22:47
Milaim Zeka

Milaim Zeka, ka folur për akuzat që vëllai i heroit Adem Jashari, Rifat Jashari, ua kishte drejtuar Azem Sylës dhe komandantëve të tjerë, pas vrasjes së anëtarëve të familjes Jashari.

Zeka ka treguar se në një takim ndërmjet Rifat Jasharit dhe Azem Sylës, në të cilin kishte marrë pjesë edhe gazetari, me kërkesë të Jasharit, ky i fundit kishte akuzuar disa komandantë për vjedhjen e të hollave, të cilat i ishin dërguar Adem Jasharit për të blerë armatim.

Gazetari ka shtuar se gjatë atij takimi, Rifat Jashari i kishte fajësuar Azem Sylën, Shaip Mujën e Rexhep Selimin për ato të holla. 

Më tej, Zeka ka treguar se në këtë takim Rifat Jashari kishte pohuar se pjesëtarët e përmendur të UÇK’së nuk ia kishin dorëzuar te hollat e destinuara për blerjen e armëve, Adem Jasharit dhe si rrjedhojë e kësaj, familja Jashari e pati të pamundur mbrojtjen.

Zeka në “Komiteti Qendror” ka thënë se për të gjithë këto akzuza Syla, gjatë takimit, kishte fajësuar Rexhep Selimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat