Vrasja në Prishtinë u bë për “motive familjare”

Aktuale

Vrasja në Prishtinë u bë për “motive familjare”

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 21:57
Pamje nga vendi i ngjarjes

Nga dy plumbat që mori, gjeti vdekjen. Veç 57-vjeçares me inicialet M.G. që ndërroi jetë në vend, u plagos edhe vëllai i saj, Xh.H., 47 vjeç. Të dy dyshohet se u qëlluan nga bashkëshorti i të ndjerës, teksa po dilnin nga hyrja e kësaj banese në lagjen “Mbreti Genc” në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.

Edhe një ditë më pas gjurmët e gjakut janë aty. Krismat që u dëgjuan fillimisht nuk i shqetësuan banorët e kësaj lagjeje. Për rastin morën vesh tek pasi dolën jashtë e i panë të shtrirë përtokë viktimat e sulmit.

Policia nuk dha shumë detaje, pos që i dyshuari është arrestuar. E, motivet thuhet të jenë familjare.

I plagosuri aktualisht është duke u mjekuar në QKUK. Për shkak të gjendjes, ende nuk është intervistuar nga ana e Policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat