MPMS shpërndan pako ushqimore dhe dhurata për festat e fundvitit

Aktuale

MPMS shpërndan pako ushqimore dhe dhurata për festat e fundvitit

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 10:19
Pranimi i dhuratave me rastin e festave te fundvitit ne familjet skamnore të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka shpërndarë mbi 50 pako ushqimore dhe mbi 100 pako dhurata me rastin e festave të fundvitit për familjet skamnore të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas.

Sipas njoftimit për media zëvendësministri Rahmani  tha se MPMS-ja është e gatshme që gjithmonë të mbështesë komunitetet pakicë në kërkesat dhe nevojat që kanë këto komunitete.

“Ne si MPMS nuk është hera e parë dhe e fundit që po mbështesim këto komunitete.  Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka përkrahur shumë dhe në çdo kohë komunitetet pakicë, jo vetëm në aspekte humanitare e sociale, por edhe në atë të punësimit”, tha Rrahmani.

Në të gjitha këto aktivitet, Rrahmani, tha se ka pasur çdo herë përkrahje dhe bashkëpunim të ngushtë edhe me ministrin Arban Abrashi.

Ai ka premtuar se mbështetja institucionale e komuniteteve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat