Krasniqi takon ambasadoren e Izraelit

Aktuale

Krasniqi takon ambasadoren e Izraelit

Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 16:30
Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi në takim ambasadoren e Izraelit në Beograd, Alona Fisher-Kamm

Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi priti sot në takim ambasadoren e Izraelit në Beograd, Alona Fisher-Kamm.

Krasniqi e informoi ambasadoren për investimet që janë bërë gjatë viteve të fundit në sektorin e bujqërisë, të cilat ai tha se kanë ndikuar në zhvillimin e hovshëm të këtij sektori në vend. Krahas kësaj, Ministri e njoftoi ambasadoren për programet mbështetëse të MBPZHR-së, si dhe për disa nga prioritetet e ministrisë për vitin e ardhshëm.

Ministri i Bujqësisë theksoi nevojën për thellimin  e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë, veçanërisht në mes të afaristëve të të dy vendeve tona, duke potencuar se Izraeli mund të japë një mbështetje me përvojat e çmueshme që ka në zhvillimin e bujqësisë, veçanërisht në sektorin e ujitjes.

Në anën tjetër, ambasadorja Alona Fisher-Kamm, e falënderoj Ministrin Krasniqi për vizitën e tij zyrtare në Tel Aviv gjatë këtij viti dhe konfirmoi gatishmërinë për përkrahje dhe bashkëpunim të mëtejmë me qëllim të avancimit të sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat