Studentët e UP do të bëjnë punime shkencore në MTI

Aktuale

Studentët e UP do të bëjnë punime shkencore në MTI

Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 14:02
Rektori i UP-së Marjan Dema dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, duke nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi

(E plotësuar)- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë me qëllim të bashkëpunimit në fushën hulumtuese shkencore, ku studentët e UP-së do të kenë mundësi pune hulumtuese në laboratorët e MTI-së.

Rektori i UP-së, Marjan Dema, tha se kjo marrëveshje është shumë me rëndësi pasi që edhe qëllimi strategjik i UP-së është që t’i avancoj hulumtimet shkencore.

Dema: Marrëveshja i avancon hulumtimet shkencore

“E nënshkruam një marrëveshje shumë me rëndësi për universitetin e cila do të jetë një shans shumë i mirë që UP në kuadër të planit strategjik të vet e ka pikërisht ofrimin e shërbimeve, njohurive, të përvojave për institucionet publike dhe institucionet private në mënyrë që potencialin e madh të cilin e ka UP ta shfrytëzojmë për të mirën, për mirëqenie, për zhvillim dhe për ndryshim të këtij ambienti për çka ne jemi  shumë të përkushtuar, për çka edhe kemi bërë shumë progres në këtë aspekt dhe jemi të përkushtuar që të vazhdojmë dhe ky do të jetë një shans shumë i mirë për shkak se MTI ka potenciale, do të na mundësoj siç e dëgjuat edhe nga fjala e ministres që t’i avancojmë pak laboratorët tona në mënyrë që edhe aspektin e hulumtimeve shkencore ta avancojmë për shkak se UP punon në shumicën e rasteve me laboratorë që janë shumë të vjetra”, tha ai.

Kurse, Hykmete Bajrami, tha se marrëveshja përfshin katër shtylla bashkëpunimi si: Inspektorati, standardizimi, akreditimi dhe metrologjia.

Bajrami: Ne kemi disa pajisje dhe na duhen resurset njerëzore

“Ajo ka katër shtylla të bashkëpunimit, është shtylla e inspektoratit të tregut ku mendoj ë që përmes kuadrove ët UP-së, MTI do të mund ti garantoj qytetarët e Republikës së Kosovës për kualitetin e produkteve shërbimeve që ata marrin nga operatorët ekonomikë, mirëpo kemi edhe shtylla tjera siç e përmenda më herët, standardizim, akreditimi dhe metrologjia. Ne jemi përgjegjës për fusha të gjera të konformitetit të produkteve dhe shërbimeve në Kosovë, kemi disa pajisje, unë besoj që bashkëpunimi me UP-në është një mundësi e mirë komplementare sepse aty ku kemi pajisjet shpeshherë na mungojnë resurset njerëzore dhe aty ku kemi resurse na mungojnë pajisjet”, është shprehur Bajrami.

Marrëveshja pritet të hyjë në fuqi brenda pak ditësh dhe do të përfshijë kryesisht studentët e Fakultetit të Kimisë.

Studentët e UP do të bëjnë punime shkencore në MTI

Rektori i Universitetit të Prishtinës Marjan Dema dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të shfrytëzimit të kuadrove të UP-së për punime shkencore në laboratorët e MTI-së kryesisht në fushën e inspeksionit.

Marrëveshja do të hyjë në fuqi brenda pak ditësh tha Bajrami, ndërsa studentët që do të angazhohen në këtë projekt do të jenë kryesisht ata nga Fakulteti i Kimisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat