Në mesin e viktimave nuk ka shqiptarë

Aktuale

Në mesin e viktimave nuk ka shqiptarë

Më: 20 dhjetor 2016 Në ora: 11:46
Foto nga vendi ngjarjes

Të njëjtën ditë slme në Berlin, Ankara dhe Cyrih. Burimet e Deutsche Welles në Berlin pohojnë se deri tani nuk ka të dhëna se në në mesin e viktimave në Berlin ka dhe shqiptarë. "Ne jemi në kontakt të përhershëm me autoritetet gjermane dhe deri tani nuk ka të dhëna për përfshirjen e shqiptarëve në mesin e viktimave", thonë në Berlin.

Ndërsa mediat gjermane bëhet e ditur se shoqëruesi me origjinë polake që ka qenë në kamionin me të cilin është kryer sulmi në Berlin, është vrarë me armë zjarri. Policia po vazhdon me përpjekjet për të zbardhur motivet e sulmit dhe vrasjes së të paktën 12 personave dhe plagosjes së 48 të tjerëve.

Të njëjtën ditë kanë ndodhur sulme me armë në Ankara dhe në Cyrih. Në Ankara është vrarë ambasadori rus Andrej Karlov. Më pas është vrarë edhe polici 22-vjeçar që e ka vrarë ambasadorin. Gjatë natës së kaluar janë dëgjuar të shtëna edhe pranë ambasadës amerikane në Ankara, por nuk ka të dhëna për pasoja në njerëz.

Të njëjtën ditë është sulmuar me armë në Cyrih një grup besimtarësh në një qendër të fesë islame, ku janë plagousr tre persona. Sulmi ka ndodhur ditën e hënë, në orët e mbrëmjes. Dëshmitarët okularë pohojnë se sulmin e ka kryer një person i veshur me të zeza. Ai ka shtënë drejt grupit të besimtarëve, që ishin mbledhur për lutjet e mbrëmjes. Policia nuk ka dhënë për motivet e mundshme të sulmit, por dyshohet se ngjarja ka të bëjë me përkatësinë fetare të personave të mbledhur. 

Policia nofton sot se sulmuesi është vrarë. Ajo konfirmon gjetjen e një trupi të pajetë afër vendit të ngjarjes. Policia kantonale e Cyrihut ka thënë se autoritetet e kanë identifikuar të dyshuarin, por nuk kanë dhënë detaje për identitetin. Sulmuesi kishte hyrë në Qendrën Islamike dhe kishte shtënë në drejtim të besimtarëve. 

Presidenti i ardhshëm amerikan, Donald Trump, ka tërhequr një paralele mes sulmeve në Ankara, Berlin dhe Cyrih. Ai tha se të trija këto sulme janë "sulme terroriste". Të gjitha këto ngjarje i kanë denuar edhe autoritetet në Berlin, Moskë, Bruksel dhe shumë qendra të tjera. Në mesazhe thuhet se "dhuna nuk do të fitojë askund".

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat