90-vjeçarja shpallë fituesin në Drenas, ja kush është

Aktuale

90-vjeçarja shpallë fituesin në Drenas, ja kush është

Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 18:32
90 vjeçarja duke votuar

Një banor i Drenasit me emrin Brahim Franca, në Facebook ka publikuar një fotografi gjersa voton me gjyshen e tij në zgjedhjet e sotme në Drenas.

90-vjeçarja Kadë Franca ka uruar Ramiz Lladrovcin, si kryetar të ri të Drenasit, ani pse ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar se si qëndrojnë rezutlatet – meqë votimet atje do të vazhdojnë edhe për dy orë.

Ky është postimi i plotë i nipit të saj:

Kadë Franca: Nënlokja ime 90 vjeçare, urimi i parë për fitoren e Ramiz Lladrovcit të parës kam nderin t’a uroj. Shendeti yt edhe pse tej mase i dobet, ty askush nuk mundi te ndaloj për të marr rrugën drejt kutijave te Votimeve.Jo the ,djal nuk harrohen trimat as ne luftë e as në liri .Kurrë se le pa shku me e votua Ramiz Lladrovcin,vëllaun e Fehmi Lladrovcit.Jo lokja ju ka gatua buke dhe dua ta nderoj sa te jem gjall.Kurre mos i harroni trimat qe e sollen Lirinë ishte mesazhi i saj!Urime ,nënloke fitorja e Ramiz Lladrovcit!Nuk i harrojme as nipa e mbesa sa te jem gjallë!URIME DRENICË!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat